Për herë të parë, Dobriç do të jetë organizator i një festivali dyditor të xhazit. Ngjarja do të mbahet më 17 dhe 18 shtator. Ditën e parë, muzikantë të njohur do të performojnë në skenën e Lapidariumit pranë bashkisë dhe do t’u prezantojnë publikut botën e xhazit. Ideja e edicionit të parë të festivalit është që kjo muzikë të dalë nga sallat e koncerteve, në mënyrë që më shumë njerëz të dashurohen me xhazin, i cili sjell liri dhe një mënyrë tjetër perceptimi, thonë organizatorët.
Në ditën e dytë të festivalit planifikohet një punëtori muzikore për fëmijë. Ata do të vizatojnë dhe do të jenë në gjendje për t’u njohur me veglën muzikore saksofon. Ata gjithashtu do të mësojnë se si xhazi zhvillon imagjinatën e tyre dhe ndihmon inteligjencën e tyre emocionale.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..
Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”