Mobilizimi i pjesshëm i paralajmëruar në Rusi do të thotë njohje e dështimit të operacionit special ushtarak të nisur në Ukrainë, komentoi për BNR Prof. Todor Tagarev, ish-Ministër i Mbrojtjes. Analizat që parashikojnë procese shpërbërjeje në Rusi përdoren nga udhëheqja ruse si pretekst se ato janë një kërcënim nga Perëndimi. “Pyetja është se çfarë mendon Putini si integritet territorial i Rusisë. Ai përfshin Krimenë këtu, mund të jemi të sigurt, si edhe në rezultatet e parashikuara të referendumeve të rreme të përgatitura për javën e ardhshme”, tha Prof. Tagarev, i cili ishte i bindur se presidenti rus është në rrugë pa dalje.
Eksperti ushtarak Ilija Nallbantov, i cili ka drejtuar zyrat e disa ministrave ushtarakë, komentoi për BNR se në takimin e fundit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, Vlladimir Putin ndjeu se Rusia ishte e izoluar dhe se ky izolim do të thellohej për shkak të luftës në Ukrainë.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..