Nga data 23 deri më 25 shtator, Stara Zagora mirëpret edicionin e 10-të jubilar të Festivalit të Verës dhe Trashëgimisë Kulturore “Augustiada”. Hapja do të kombinohet me Natën e Arteve përballë Muzeut Historik Rajonal. Në Operën Shtetërore Stara Zagora do të zgjidhet dhe kurorëzohet Mbretëresha Augustiada.
Organizatorë janë Dhoma Tregtar Industriale – Stara Zagora dhe Bashkia e qytetit.
Në kuadrin e veprimtarisë që do të mbahet në Forumin Antik “Augusta Trajana” do të prezantohen bodrumet më të mira të verës në vendin tonë, si dhe do të promovohen produkte të ndryshme të kuzhinës. Festivali ofron gjithashtu një program të pasur kulturor me pjesëmarrjen e Operës Shtetërore - Stara Zagora, grupe xhaz dhe shumë surpriza të tjera muzikore.
Të ftuar specialë këtë vit në edicionin e sivjetshëm janë prodhuesit e verës nga Turqia.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..