Filloi vizita zyrtare dyditore në Bullgari e presidentit të Azerbajxhanit Illham Aliiev me ftesë të homologut të tij bullgar Rumen Radev. Në takimin e dy liderëve pritet të diskutohet bashkëpunimi mes Bullgarisë dhe Azerbajxhanit në energjetikë, ekonomi, kulturë etj.
Më 1 tetor, të shtunën, presidenti Aliiev do të marrë pjesë në ceremoninë e vënies në shfrytëzim komercial të lidhjes ndërsistemore të gazit Greqi-Bullgari. Veprimtaria do të mbahet në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..