Në këto zgjedhje dolën për të votuar më pak të rinj, krahasuar me zgjedhjet e nëntorit 2021, gjë që uli votën për “Po e vazhdojmë ndryshimin”. Një e katërta vendosi se për kë do të votonin në minutën e fundit dhe ata që votuan me "Nuk mbështes askënd" janë tre herë më shumë se në zgjedhjet e nëntorit, sipas një studimi të Gallup International Balkan. Formacioni i ri në parlament – “Ngritja bullgare” marrin 1/3 e votave të “Po e vazhdojmë ndryshimin” dhe 10 mijë vota të tjera nga BSP. 40 mijë vota të tjera nga “Po e vazhdojmë ndryshimin” shkuan për “Vëzrazhdane”, e cila dyfishoi rezultatin në krahasim me zgjedhjet e mëparshme. Sipas Përvan Simeonovit nga “Gallup”, profili i atyre që votuan për “Vëzrazhdane” nuk është, siç pritej, radikal, por protestues, prandaj është shumëngjyrësh.
"Po e vazhdojmë ndryshimin" janë të parët në Sofje me 26% kundrejt 22% për GERB. Të dyja partitë ndajnë në mënyrë të barabartë votat e njerëzve me arsim të lartë - rreth 24% për secilën.
Sipas Simeonovit, nëse forcat politike në parlament nuk gjejnë një formulë kompromisi për kabinetin, do të ndëshkohen nga votuesit.Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..