Veprat e pabotuara të pianistit dhe kompozitor të njohur të xhazit Millço Leviev, i cili ndërroi jetë tri vjet më parë, do të prezantohen para publikut në një koncert nga platforma “Skena e Dhomës Plovdiv”. Në këtë veprimtari do të marrin pjesë muzikantë të famshëm nga Bullgaria dhe Greqia - vendi ku Millço Leviev jetoi në vitet e tij të fundit. Dallohet prania e Anton Donçev – piano dhe Llakis Tzimkas – kontrabas. Iniciativa për koncertin vjen nga i ftuari nga Greqia, i cili edhe më sot ruan frymëzim dhe kujtime nga takimet e shumta me Millço Leviev në vendlindjen e tij Selanik. Një pjesë të punës së tij të mbledhur në albumin “Bisedë nga e kaluara” ia kushtoi veçanërisht xhaz muzikantit bullgar. Ai përmban vepra për kontrabas dhe piano, shumë prej të cilave korrespondojnë me krijimtarinë e Millço Leviev. Veprat do të prezantohen për herë të parë para publikut bullgar më 23 tetor në një nga hapësirat e reja kulturore të Plovdivit Culture Hotspot Milcho Leviev - Shtëpia “Ivan Çernozemski” në lagjen e vjetër.
Le të kujtojmë muzikantin, kompozitor, aranzhues dhe pianist me famë botërore Millço Leviev me një nga intervistat e tij për Radio Bullgarinë nga tetori 2014:
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Kur dy emra yjesh bashkohen në një duet, suksesi është i sigurt. Kështu ndodhi me këngën nga Miro dhe ALMA “Më shumë”, dhe me siguri i njëjti fat do të ndiqet edhe nga bashkëpunimi i tyre i dytë – “Atje”. Kënga është krijuar gjatë kampit krijues Sofia..
Një trio vokale, pjesë e rritjes së muzikës pop bullgare në agim të mijëvjeçarit të ri - "Antibiotika" - është rikthyer me një këngë të re. Edhe pse të shpërndara në pjesë të ndryshme të botës, Ani, Sillvija dhe Savina na prezantojnë "Duket si..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA