B.T.R. dhe “Ahat” - dy nga grupet më të njohura të rokut në Bullgari, prezantojnë këngën e tyre të parë të përbashkët. Ajo quhet “Besimi” dhe u krijua në bazë të një teksti të poetit Volen Nikollaev, shkruar për B.T.R. në vitin 2008, muzika është e Sllavço Nikollovit. Në këngë do të dëgjoni zërat ikonë të vokalistëve të dy grupeve Nasko (Atanas Penev nga B.T.R.) dhe Zvezdi (Zvezdomir Keremidçiev nga “Ahat”).
Nga ekipi i B.T.R. mësuam se muzikantët vazhdojnë të performojnë në mënyrë aktive koncerte solo në të gjithë vendin. Vazhdon turneu “Myzikëll dhe Rok”, nën drejtimin e dirigjuesit Georgi Patrikov, në të cilin marrin pjesë orkestra dhe solistët nga Teatri i Muzikës dhe Dramës “Konstantin Kisimov” - Veliko Tërnovo. Programi përfshin hitet e grupit B.T.R. “Të shikoj ty”, “Nuk ka kthim prapa”, “Takim”, “Pse”, “Shpëtim” dhe vepra ikonike nga Andrew Lloyd Webber, George Gershwin dhe të tjerë.
Përpilues: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..
Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”