Më 19 tetor Instituti për Kërkime dhe Teknologji Hapësinore pranë Akademisë Bullgare të Shkencave shënoi solemnisht 50-vjetorin nën moton “Bullgaria - një vend hapësinor”.
Në këtë aktivitet asistoi edhe presidenti Rumen Radev. Ai theksoi se mbështetet në ekspertizën e institutit për krijimin e Qendrës Kombëtare Hapësinore për Vëzhgim, Koordinim dhe Menaxhim. Projekti u propozua nga institucioni presidencial gjatë diskutimit të Planit të Rimëkëmbjes dhe Zhvillimit dhe KE miratoi financimin për të.
Më 1 dhjetor 1972 u dërgua në Kozmos aparati i parë shkencor bullgar Pribor-1 (P-1), i krijuar nga shkencëtarë dhe specialistë bullgarë. Falë të dhënave që dërgon në Tokë, Bullgaria njihet si një vend hapësinor.
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...