Qeveria e përkohshme do të heqë ndalimin për rafinerinë "Lukoil" në Burgas për të eksportuar karburantet e prodhuara nga nafta ruse jashtë Bullgarisë. Projektvendimi është publikuar për diskutim publik. Projekti u nënshkrua nga kryeministri në detyrë Gëllëb Donev. Ministri i energjisë Rosen Hristov, ministri i ekonomisë Nikolla Stojanov dhe ministrja e financave Rosica Vellkova e parashtruan projekvendimin.
Ndalimi i eksportit të karburantit të prodhuar nga nafta ruse nga Lukoil u vendos me insistimin e ish-kryeministrit Kirill Petkov si një masë për të ulur çmimet e karburanteve në Bullgari. Vendimi u mor më 29 korrik 2022 në ditët e fundit të qeverisjes së kaluar.
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..