Gazi mund të bëhet më i lirë me 45për qind në nëntor, njoftoi drejtoresha ekzekutive e “Bullgargaz” Denica Zllateva para rregullatorit të energjisë. Çmimi i propozuar në Komisionin për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit për muajin nëntor është 65 euro, krahasuar me 117 të muajit tetor. Rënia e çmimit vjen si pasojë e uljes së çmimeve në bursat ndërkombëtare dhe vënies në punë të interkonektorit të gazit me Greqinë, përmes të cilit vjen vëllimi i plotë i gazit të kontraktuar nga Azerbajxhani. Përveç mbajtjes së sloteve të gazit të lëngshëm në terminalin grek Revitusa, “Bullgargaz” po merr pjesë në tenderët për terminalet në Itali dhe Turqi për të siguruar furnizime për vitin 2023, tha Zllateva.
Depoja kombëtare e gazit në Çiren do të jetë plot 90 për qind te data 1 nëntori, tha për BNT kryetari i rregullatorit Ivan Ivanov.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..