7
Koncertmasteri i Orkestrës Concertgebouw Vesko Eshkenazi, fizarmonicistja Veronika Todorova dhe dirigjenti Georgi Miltiadov prezantuan para pak kohe videoklipin e tyre të parë të përbashkët. Pjesa muzikore, në bazë të së vilës është xhiruar klipi, është vepër e Veronikës, e ka emrin “Dance on the River” dhe është pjesë e projektit "Në botën e muzikës.
Ja se çfarë tha para mikrofonit të Radio Bullgarisë Vesko Eshkenazi:
"Në botën e muzikës" është një program që lindi vitin e kaluar, kur fizarmonicistja jonë e mrekullueshme u ftua si soliste në koncertin tim përvjetor. Më pas të dy kuptuam se kontakti ynë krijues duhet të ketë një vazhdimësi. Interpretojmë vepra të Johann Sebastian Bach, kalojmë përmes epokave të ndryshme të muzikës klasike, e në fund madje prezantojmë orkestrime muzikore të këngëve nga repertori i Freddie Mercury, Michael Jackson etj. Është vërtet “Në botën e muzikës”. U jam shumë mirënjohës muzikantëve të Filarmonisë së Plevenit për mbështetjen e tyre, si dhe dirigjentit Georgi Miltiadov, autor i të gjitha aranzhimeve të bëra posaçërisht për violinë, fizarmonikë dhe orkestër simfonike. Gjëja tjetër që është shumë e rëndësishme të ndajmë: sërish me mbështetjen e Filarmonisë së Plevenit, arritëm të realizojmë një video për pjesën e mrekullueshme “Dance on the River”. Ne zgjodhëm ta filmonim në një nga këndet më të bukura bullgare - Ballkanin Trojan, fshatin Debnevo, ku natyra është jashtëzakonisht piktoreske”.

Në klipin që mund ta shihni, në piano luan Georgi Miltiadov, autori i këtij aranzhimi. Muzika, duke ndërthurur xhazin me meloditë dhe ritmet bullgare, sjell shumë energji, gëzim dhe pozitivitet. Plotësohet nga dekori natyror, pylli, lumi dhe kombinimi interesant i timbreve.
Foto: Didi Andreeva
E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..
Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR