Bullgaria aplikoi për të pritur Konferencën e 29-të të OKB-së për Klimën në vitin 2024. Presidenti Rumen Radev prezantoi kandidaturën e vendit gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin e Klimës në Sharm el-Shejh. “Bullgaria ka kushte të shkëlqyera për prodhimin e energjisë nga dielli, nga era në Detin e Zi, si dhe tradita në energjinë bërthamore, të cilat duhet të zhvillohen më tej”, tha Radev. Ai theksoi se Bullgaria duhet të shfrytëzojë sa më shumë sistemin e saj të objekteve hidroteknike, që është më i zhvilluari në Evropë, për të prodhuar dhe ruajtur energjinë nga hidrocentralet e depozitimit me pompa.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..