Dy qen të rinj për luftimin e helmeve në natyrën e egra mbërrijnë sot nga Spanja. Me to, Ministria e Punëve të Brendshme formoi dy ekipe speciale dhe kështu Bullgaria u bë e para në Ballkan që disponon njësi të tilla për të luftuar helmet. Në 6 vitet e fundit, në Shoqatën Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve kishte vetëm një ekip. Karremat helmuese janë shkaku kryesor i zhdukjes së një pjese të madhe të popullatës së shkabave. Në Ballkan në 20 vitet e fundit u asgjësuan mbi 900 shkaba. Për shkak të vështirësisë në identifikimin e autorëve, asnjë rast nuk ka përfunduar ende në gjykatë. Prandaj vitin e kaluar 2021 u miratua Plani Kombëtar për Luftimin e Helmimeve, sipas të cilit Ministria e Brendshme dhe Ministria e Bujqësisë do të bashkëpunojnë për zbulimin e shkelësve. Spanja ka trajnerët më të mirë të qenve të shërbimit dhe ata që mbërrijnë sot janë trajnuar për 6 muaj. Ka edhe policë të trajnuar që do të punojnë me ta. Financimi është nën programin “Life”, një mjet kryesor për projektet mjedisore në Evropë.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..