Vetëm katër nga shtatë forcat politike kanë hyrë në sallën plenare dhe nuk kanë mbledhur kuorumin për hapjen e mbledhjes. “Po e vazhdojmë ndryshimin” dhe “Bullgaria Demokratike” bojkotojnë Kuvendin Popullor, ndërsa deputetët e GERB-it u thirrën në selinë e partisë nga lideri i tyre Bojko Borisov. Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” Kirill Petkov deklaroi në margjinat e parlamentit se bashkëpartiakët e tij nuk do të hyjnë në sallë, edhe nëse Bojko Borisov bën një hap prapa në ndryshimet e propozuara nga BSP, pasi ata insistojnë në tërheqjen e projektligjit.
Ndërkohë, në një konferencë, kreu i GERB u kërkoi deputetëve të tij që të mos mbështesin propozimet për shfuqizimin e Këshillit Publik të KQZ-së dhe të zonëszgjedhore “Jashtë Shtetit”, si dhe kushtin për të paktën 100 aplikime për hapjen e seksioneve të votimit jashtë vendit. Megjithatë, ai theksoi se GERB nuk do të heqë dorë nga kthimi i fletëve të votimit. Bojko Borisov ftoi në një bisedë pjesën tjetër të forcave parlamentare për të rihapur temën e Kodit Zgjedhor, por edhe atë të nevojës së një Asambleje Kombëtare funksionale.
Dy orë më vonë dhe pas tre votave, deputetët arritën të mbledhin kuorum me ndihmën e grupit parlamentar të GERB-SDS.
GERB vazhdon të insistojë për fletëvotimet në letër, por është gati të bëjë kompromise sa u përket teksteve të tjera“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..