Shtëpia e re e Qendrës Kulturore dhe Informative të Bullgarisë u hap zyrtarisht sot në Shkup në rrugën “Nikolla Vapcarov” nr.6, njoftoi BGNES. Deri më tani qendra ishte e vendosur në Ambasadën bullgare në kryeqytetin maqedonas. Në mesin e të ftuarve të ngjarjes ishin ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut David Geer, ministri bullgar i kulturës Velisllav Minekov, ambasadori bullgar në Republikën e Maqedonisë Angell Angellov. U hap gjithashtu një ekspozitë e përbashkët “Së bashku II”, ku përfshihen piktura të krijuesve bashkëkohorë nga Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut. “Sot jemi të gjithë së bashku – përfaqësues të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut – për të treguar se kultura është e rëndësishme për dy shoqëritë tona dhe se është ai sektor i marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve tona që na afron”, theksoi drejtoresha e Qendrës Kulturore dhe Informative të Bullgarisë në Shkup Antonija Veleva.
Në kuadrin e vizitës ministri bullgar i kulturës u takua me kolegen e tij nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Bisera Kostadinova-Stojçevska, e cila shprehu kënaqësinë për hapjen e objektit të ri dhe modern të Qendrës Kulturore dhe Informative të Bullgarisë në Shkup. Ndër temat e diskutuara ishte edhe ruajtja e trashëgimisë kulturore. Ministri i Kulturës i Maqedonisë së Veriut shprehu edhe një herë dëshirën që ekspertët e tyre në fushën e restaurimit dhe konservimit të ndihmohen nga kolegët e tyre bullgarë të cilët kanë ekspertizën dhe përvojën e nevojshme në këtë fushë.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..