Ministri në detyrë i kulturës Velisllav Minekov i propozoi kolegut të tij ukrainas Oleksandër Tkaçenko që të krijohet një komision i specializuar për të vlerësuar dëmet e shkaktuara të trashëgimisë kulturore të shkatërruar në Ukrainë. Pas Këshillit “Arsim, rini, kulturë dhe sport” të mbajtur në Bruksel, Minekov tha se: “Ka shumë objekte - më shumë se 880. Problemi nuk është vetëm me trashëgiminë e paluajtshme kulturore, tashmë ka muze të grabitur, që është shumë e trishtuar. Propozimi im është që në këtë komision të marrin pjesë ministrat e kulturës, anëtarët e Parlamentit Evropian dhe komisionarët.” Këtë e bëri të ditur korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. Bullgaria është e gatshme të sigurojë materiale edhe për mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave kulturore, si dhe ekspertë në fushën e konservimit dhe restaurimit.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..