Socialistët bullgarë në Parlamentin Evropian iniciuan një letër drejtuar vendeve anëtare të BE-së, në të cilën pyesin se për çfarë arsye mund të vendoset vetoja për anëtarësimin e vendit tonë në Shengen. Letra u nënshkrua nga 73 eurodeputetë nga të gjitha grupet parlamentare, duke përfshirë të 17 përfaqësuesit bullgarë.
Pyetjet në letër janë:
A ka ndonjë precedent në zgjerimet e mëparshme të Shengenit ku vendet anëtare kanë kërkuar vlerësim suplementar përpara se të votojnë vendimin?
A ka një bazë ligjore për të lidhur heqjen e kufijve të brendshëm dhe nivelin e treguesve në fusha të tjera?
A cenon parimet e bashkëpunimit të sinqertë që një vend të detyrohet të mbajë përgjegjësi të plotë për zbatimin e politikës së përbashkët në një fushë të caktuar, duke u privuar nga përfitimet përkatëse për një periudhë të pacaktuar?
Letra u bë e ditur dy ditë para mbledhjes së Këshillit “Drejtësia dhe Punët e Brendshme” në Bruksel, në të cilin duhet të merret vendimi për pranimin e Bullgarisë, Rumanisë dhe Kroacisë në Shengen, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..