Presidenti Rumen Radev e përkufizoi si "jashtëzakonisht të palogjikshme" që Bullgaria dhe Rumania të qëndrojnë jashtë zonës Shengen në kushtet e një krize në sferën e sigurisë, ekonomisë dhe sferës sociale. Kreu i shtetit e komentoi këtë temë pas një takimi me kolegen e tij greke Katerina Sakelaropoulou, e cila po e viziton vendin tonë. Sakelaropoulou konfirmoi se Greqia e mbështet pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën pa kontroll kufitar.
Ndërkohë, u bë e qartë se Austria është deklaruar zyrtarisht kundër pranimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen, ndërsa Holanda е mbështet Rumaninë. Kjo ka ndodhur gjatë diskutimeve të ministrave të drejtësisë dhe punëve të brendshme në Bruksel. Lajmi vjen nga një burim diplomatik nga Këshilli i BE-së, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..