Bllokimi i Bullgarisë për Shengen po bëhet një problem i madh për elitën politike bullgare. Para BNR-së eurodeputeti nga “Rinovo Evropën” Illhan Kjuçuk paralajmëroi se do të ketë presion në rritje për ndarjen e Bullgarisë nga Rumania dhe kjo ndoshta do të ndodhë në mars. Ai theksoi se vendet e mëdha evropiane këmbëngulin për ndarjen e dy vendeve. Sipas tij, qëndrimin negativ ndaj vendit tonë e ndihmojnë shumë raporte të OJQ-ve që mbeten në arkivat e institucioneve evropiane. Nga ana tjetër, elita politike në vendin tonë nuk është në nivel dhe nuk bashkohet në emër të qëllimeve të përbashkëta, theksoi Kjuçuk. Në vend të kësaj, Bullgaria po shkon drejt humnerës – “si për Shengenin ashtu edhe për Eurozonën me të gjitha këto reforma që duhen bërë për të marrë paratë sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë”, theksoi gjithashtu eurodeputeti.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..