Simeon Sakskoburggotski, djali i Mbretit bullgar Boris III dhe motra e tij Maria-Luiza janë pronarë të Parkut dhe Pallatit “Vrana” (në Sofje), dhe të gjitha pretendimet e shtetit ndaj tyre u hodhën poshtë përfundimisht. Kjo ndodh pasi Gjykata e Lartë e Kasacionit nuk lejoi ankim kundër vendimit të Gjykatës së Apelit të Sofjes, me të cilin të dy u njohën si pronarë të pronës verën e kaluar, shkruan faqja e internetit lex.bg.
“Me këtë vendim i jepet fund mosmarrëveshjes për “Vranën” – pallati është i Simeon Sakskoburggotski dhe Maria-Luiza dhe rikthehet drejtësia juridike dhe jetike. Pasi shteti dikur ia mori “Vranën” familjes mbretërore pikërisht si pronë e mbretit, nuk ka se si vite më vonë të pretendojë se ka qenë e tij në kohën e shtetëzimit”, komentoi avokatja e Simeonit, Valja Gigova.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..