Komisioni Evropian i transferoi Bullgarisë këstin e parë të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë me vlerë 2.7 miliardë leva (1.37 miliardë euro), njoftoi zëvendëskryeministri në detyrë për menaxhimin e fondeve evropiane Atanas Pekanov. Granti do të përdoret për modernizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme; përfundimin e linjës së tretë të metrosë; zgjerimin e rrjetit të koduar të komunikimit TETRA të përdorur nga policia, ushtria, etj.; projektet që kanë të bëjnë me burimet e ripërtëritshme të energjisë; ndërtimin e ndriçimit artificial të jashtëm në komuna.
Për të marrë fondet e para, vendi ynë përmbushi 22 fazat dhe synimet kryesore të Planit. 66 masa të reja në lidhje me pagesën e dytë prej 1.4 miliardë leva (740 milionë euro) janë në pritje.
Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..