Prokuroria e qytetit të Sofjes vetë iu referua në lidhje me publikime në media për një virus të zbuluar në sistemin digjital për menaxhimin e përmbajtjes dhe transmetimit në Radion Kombëtare Bullgare, njoftoi prokuroria shtetërore. Qëllimi i verifikimit është të vërtetojë nëse ekzistojnë fakte dhe rrethana për një krim të mundshëm kompjuterik. Kodi Penal parashikon burgim nga 5 deri në 12 vjet nëse vepra ka pasoja të rënda. Pas përfundimit të këqyrjes materialet do t’i dërgohen prokurorisë për të vlerësuar nëse ka arsye për fillimin e procedimit paraprak.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..