Alek Kirev është një muzikant i njohur në vitet e para të shekullit të ri si drejtuesi kryesor i grupit NEMO. Viti 2018 shënoi fundin e grupit dhe fillimin e rrugës së tij të pavarur krijuese. Pak javë më parë, Alek na prezantoi albumin e tij të ri, të dytë solo “Gravitacion”. Koleksioni përmban 10 këngë, njëra prej të cilave është “Fytyrat e errëta”. Me të, këngëtari mbështet përpjekjet për parandalimin e dhunës në familje. Kënga njihet nga persona të prekur nga dhuna në familje, të cilët kanë parë nga afër atë anë të errët të fytyrave të atyre që e shkaktojnë atë.
“Do t’i njihni - fytyrat e tyre janë të errëta, nuk kanë dritë..."
Muzikanti thotë se tingëllimi i lehtë i këngës bie qëllimisht në kontrast me mesazhin serioz të ngulitur në tekst.
Videoja e këngës është edhe një lloj kumtimi i filmit dokumentar “Udhëtim drejt Faljes” nga skenaristi dhe regjisor Jasen Grigorov.
Ekipi ua kushton “Fytyrat e errëta” të mbijetuarve të dhunës: “Kjo këngë është një shprehje e shpresës sonë që ne si njerëz jemi të aftë të gjejmë mënyra konstruktive për të kapërcyer dallimet tona.”
Lili Ivanova do të këndojë për herë të dytë në sallën “Olimpia”. Koncerti parashikohet për më 24 maj 2026 dhe zhvillohet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev, njofton ekipi i këngëtares më të madh të muzikës bullgare pop. Lili Ivanova..
Muzikantët e Grupit “Horizont” dhe këngëtarja Mariana Popova regjistruan një këngë të përbashkët – “Pa ty”. “E njohim Marianën që nga koha kur ajo këndonte në një grup shumë të fortë “Kokomania”. Që atëherë na është bërë e preferuara jonë – me..
Eventi i radhës me të cilin grupi Mary Boys Band shënon 30-vjetorin e tij është një koncert me një orkestër të madhe simfonike në sallën “Bullgaria” në Sofje më 21 nëntor. Këngëtarja në grup, Maria Mutafçieva – Mary, pranon se kjo ka qenë një..