Deputetët e udhëzuan Ministrin e Kulturës që brenda tre muajve të ndërmarrë veprimet e nevojshme për hapjen dhe financimin e Qendrës Informative Kulturore Bullgare në qytetin Taraklia të Moldavisë. Pjesa kryesore e pakicës kombëtare bullgare në Moldavi është e përqendruar në rrethin Tarakli. 66 për qind e popullsisë atje janë të përkatësisë bullgare. Vetëm në qendrën administrative në qytetin Taraklia, përqindja është afër 80. Pritet që qendra të mbështesë dhe të zgjerojë aktivitetet e 30 institucioneve tashmë ekzistuese kulturore të bullgarëve të Besarabisë, në të cilat mbulohen 5000 fëmijë.
Kreu i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov para votimit e cilësoi hapjen e qendrës si të vonuar.
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..