Fillon projekti për zgjerimin e rezervuarit të vetëm të gazit në Bullgari - në Çiren, rajoni i qytetit Vraca të Bullgarisë Veriperëndimore. Kompania shtetërore “Bullgartransgaz” ia dha kontratën një konsorciumi që përfshin “Gllavbullgarstroj” në partneritet me kompani amerikane. Sipas planit, depoja duhet të zgjerohet në një kapacitet prej 1 miliard metër kub gaz, ndërkohë që aktualisht është gjysma e kësaj. Pajisjet ruse të viteve 70-të dhe 80-të do të zëvendësohen plotësisht nga ato amerikane. Projekti pritet të përfundojë në fund të vitit 2024. Vlera totale e investimit është rreth 600 milionë leva (300 milionë euro).
Aktualisht Çiren është rreth 80 për qind plot dhe gazi në të është me çmim të lartë, sepse u pompua në muajt me rritjet më të larta të çmimeve. Prandaj shmanget përdorimi i tij për konsum në vend.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..