Kryetari Kuvendit Popullor Vezhdi Rashidov u prit në një takim personal nga Shenjtëria e Tij Papa Françesku në Vatikan. Takimi u zhvillua në kuadër të predikimit të posaçëm të Papës me rastin e ditës së fundit të javës së unitetit të krishterë.
Vezhdi Rashidov i ofroi Papa Françeskut përshëndetjet dhe respektin e popullit bullgar. Nga ana e tij, Papa Françesku bekoi Vezhdi Rashidovin dhe mbarë popullin bullgar dhe uroi që të jemi së bashku në punën dhe lutjet tona për paqe dhe prosperitet, njoftoi shërbimi për shtyp i Kuvendit Popullor. Kryetari i Kuvendit i dhuroi Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut një kopje të një ene nga Thesari i Artë i Vëllçitrënit.Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..