Një këngë bullgare është në vendin e parë në një renditje ndërkombëtare për muzikë kërcimi, shtëpie dhe elektronike. Platforma e njohur franceze Promo Club i dha vendin e parë për muajin janar 2023 remiksit të këngës “Moj vashë”, të realizuar nga formacioni vokal bullgar “Zërat e traditës” dhe DJ Tisho.

Tihomir Georgiev (DJ TISSUE) ka një karrierë të pasur artistike, e cila filloi në vitin 1995 me projektin “Biskotat”.
“Zërat e traditës” interpretojnë muzikën e vjetër popullore dhe kishtare bullgare, duke ndërthurur për herë të parë timbrin femëror dhe mashkullor në format muzikore-skenike popullore.

Grupi përfshin solistët shumëvjeçar të korit të ish-Ansamblit të Këngëve Popullore të Radios Kombëtare Bullgare dhe talente të rinj folklorikë. Prania e meshkujve është e kuartetit “Svetogllas”.

Interpretuesit e “Zërave të traditës” u prezantuan në sallat më prestigjioze të koncerteve të Evropës, Azisë, Amerikës dhe Afrikës, si dhe janë pjesë të projekteve ndërkombëtare të muzikës etno. Dirigjenti i tyre është Milen Ivanov.
Dëgjojmë këngën “Moj vashë” të DJ Tisho dhe “Zërave të traditës”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: promoclub.ovh, toxitystudio.com, Facebook / Zërave të traditës
Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..
Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”