Për të ndihmuar rajonet e prekura nga tërmetet, një ekip i ri për kërkimin e të mbijetuarve të Drejtorisë së “Ndihmës dhe Parandalimit Emergjent” të Bashkisë Metropolitane të do të niset drejt Turqisë. Kryetarja e komunës Jordanka Fandëkova tha se për momentin 16 persona janë në terren me pajisjet e nevojshme për të shpëtuar njerëzit. Në ndihmë të ekipeve të Akademisë Ushtarake të Mjekësisë u dërgua ambulanca e Emergjencës, ndërsa sot do të niset edhe një autobus i Bashkisë Metropolitane, bëri të ditur kryebashkiaku i kryeqytetit. Ekipet tona punojnë pa u ndërperë në kushte të vështira dhe të rrezikshme, theksoi edhe Fandëkova dhe shprehu shpresën se të gjithë do të kthehen të shëndetshëm. Ajo theksoi se është vazhdimisht në kontakt me ekipet e shpëtimit.
Dy ekipet e para të shpëtimit që u nisën drejt Turqisë ditën e fatkeqësisë pritet të kthehen të shtunën. Ekipi i ri përbëhet nga 7 persona dhe do të largohet në të njëjtën ditë. Ai përfshin inxhinierë dhe specialistë që do të ndihmojnë në rilevimet dhe pastrimin e zonave. Sipas Fanfëkovës, orët e para pas një fatkeqësie të tillë janë më të rëndësishmet në mënyrë që të gjenden dhe të shpëtohen sa më shumë njerëz.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..