Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radev para Macron: Maqedonia e Veriut të dëshmojë se përpiqet për integrimin evropian

Foto: president.bg

Institucionet në Republikën e Maqedonisë së Veriut duhet të dëshmojnë me rezultate se me të vërtetë përpiqen për integrim evropian. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev në një takim në Bruksel me presidentin francez Emmanuel Macron.

Fushata e radhës antibullgare në RSM, e cila çoi në një sërë krimesh të urrejtjes - zjarrvënie dhe të shtëna kundër klubeve kulturore bullgare dhe dhunë ndaj bullgarëve maqedonas, ngre pyetje për përgjegjësinë e institucioneve të vendit, theksoi Radev. Ai përkujtoi se edhe Bullgaria edhe RSM e kanë pranuar kornizën e negociatave të propozuar në kuadër të Presidencës franceze të Këshillit të BE-së dhe përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e RSM-së është një hap i detyrueshëm para fillimit të negociatave. “Kemi vërejtur mungesë të vullnetit politik për reforma dhe ndryshime në kushtetutë. Në vend të kësaj, në vend po zhvillohet fushata e radhës antibullgare”, theksoi Rumen Radev.

Të dy presidentët vunë në dukje partneritetin e mirë midis Bullgarisë dhe Francës në fushën e energjisë dhe perspektivat e zhvillimit të tij. Ndër pikat kryesore të takimit ishin qasjet e mundshme për arritjen e anëtarësimit të Bullgarisë në Shengen.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkatërruan një grup për trafik migrantësh, kontrabandistët kanë marrë deri në 15 000 euro për person

Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..

botuar më 25-11-25 5.26.MD

Sipas presidentit Rumen Radev, paqja në Ukrainë do të shkruhet nga fitimtarët

“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..

botuar më 25-11-25 11.36.PD
Todor Çobanov

Bullgaria pret t’i kthehen mbi 2700 antika nga jashtë vendit

Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..

botuar më 25-11-25 11.12.PD