Sipas informacionit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, më 2 prill bashkatdhetarët tanë jashtë vendit me siguri do të votojnë në 136 shtete. Për shkak të specifikave të procedurave administrative, Austria, Gjermania, Italia, Franca, Kanadaja, Moldavia, Serbia dhe Norvegjia nuk kanë dhënë ende leje për hapjen e seksioneve në territorin e tyre.
Në Republikën Çeke do të mund të votohet vetëm në territorin e ambasadës sonë dhe nuk do të hapen seksione në Bërno, Ihlava, Liberec, Mllada Bolesllav dhe Pillsen.
U bë gjithashtu një propozim për bashkimin e seksioneve në territorin e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut.
Grupi i punës “Zgjedhjet” i Ministrisë së Jashtme i propozon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që për shkak të shkatërrimeve të shkaktuara nga tërmetet, seksioni në qytetin turk të Adanas të zhvendoset në qytetin fqinj rajonal Mersin, i cili ndodhet 80 kilometra larg tij.
Ekspertët e shërbimit diplomatik sugjerojnë gjithashtu që të mos hapen seksione votimi në resortet në Greqi dhe Turqi, pasi nuk pritet që aty ditën e votimit të ketë votues bullgarë.
Në vend të kësaj mund të hapen seksione në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me propozim të konsullit tonë në Manastir, në Kavadar dhe Prilep.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..