Në lidhje me publikimin e emrave të pesë bullgarëve të tjerë të sanksionuar sipas ligjit global amerikan “Magnitsky”, prokuroria njoftoi se do të kërkojë nga autoritetet në Shtetet e Bashkuara informacionin mbi bazën e të cilit u përfshin pesë bullgarët në listën e përditësuar të sanksioneve. Kërkesa do të dërgohet përmes Ministrisë së Drejtësisë. Do të kërkohet gjithashtu informacion nga Ministria e Brendshme, Agjencia Kombëtare e të Ardhurave dhe Komisioni Kundër Korrupsionit, të cilat mund të jenë relevante për të vërtetuar krimet e korrupsionit të të sanksionuarve Vlladisllav Goranov, Rumen Ovçarov, Aleksandër Nikollov, Ivan Genov dhe Nikollaj Malinov.
Kur në vitin 2021 u sanksionuan bullgarët e parë me ligjin “Magnitsky”, Deljan Peevski, Vasill Bozhkov dhe Illko Zheljazkov, një pyetje e ngjashme iu drejtua shërbimeve të SHBA-së, por ajo mbeti pa përgjigje.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..