Drejtuesit e furgonëve që transportojnë emigrantë të paligjshëm në Bullgari udhëzohen nga trafikantët që të përplasin makinat e policisë dhe të shkaktojnë dëme gjatë ndjekjes. Këtë e tha para BNR-së drejtoresha e Policisë Kufitare, kryekomisarja Rosica Dimitrova. Pasi kalojnë kufirit tonë, migrantët ilegalë shpesh fshihen në malin Stranxha derisa të vijnë trafikantët, sqaroi Dimitrova. Policia Kufitare raporton një trend të kohëve të fundit se drejtuesit e furgonëve që transportojnë emigrantë shpesh janë të droguar. Numri i personave që nuk u lejua të kalojnë kufirin bullgaro-turk u rrit me 50 për qind që nga fillimi i vitit. Me shumë mundësi, numri i personelit ushtarak të përfshirë në ruajtjen e kufirit tonë me Turqinë do të rritet, tha ministri i mbrojtjes Dimitër Stojanov për BNT.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..