Në komunën Boljarovo, në kufi me Turqinë, tashmë pjesërisht u rivendos puna e Departamentit të Policisë Kufitare, të mbyllur në qershor 2022 me urdhër të ministrit të brendshëm nga “Po e vazhdojmë ndryshimin” Bojko Rashkov. Për momentin u emëruan 35 kufitarë, ndërsa një vit më parë ishin 100 të punësuar, njofton korrespondentja jonë Daniella Kostova. Prania e rojeve kufitare u jep siguri banorëve të fshatrave përgjatë kufirit, theksoi kryetari i komunës, Hristo Hristov. Ndërkohë, fluksi i emigrantëve në zonë mbetet i lartë. Emigrantë shihen pothuajse çdo ditë. “Nuk kemi pasur probleme me agresion nga ana e tyre, nuk kam asnjë informacion që edhe diku tjetër të kishin”, tha kryetarja e komunës së fshatit Voden të bashkisë Boljarovo, Stojanka Çakërova. Megjithatë, vetë prania e tyre shqetëson popullsinë vendase.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..