Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë ka publikuar një urim me rastin e festës kombëtare të Bullgarisë, 3 marsit. "E urojmë Bullgarinë me rastin e festës së saj kombëtare. Do të kujtojmë gjithmonë mbështetjen e qeverisë bullgare dhe popullit bullgar pas tërmetit. Faleminderit!", thuhet në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme turke.
Pas tërmetit shkatërrues të 6 shkurtit, ekipet bullgare të shpëtimit ishin ndër të parat që shkuan në Turqi për të ndihmuar viktimat. Informacioni është i Nahit Dogu nga BNR Kërxhali.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..