Presioni i paprecedentë i emigrantëve ndaj Bullgarisë është rritur me 30% që nga fillimi i vitit. Megjithatë, një numër shumë i vogël i përpjekjeve për hyrje të paligjshme janë të suksesshme, tha Ministri i Brendshëm në detyrë Ivan Demerxhiev në Stara Zagora. Në vitin 2022, autoritetet bullgare penguan 190 000 persona të kalojnë ilegalisht kufirin me Turqinë, shtoi Demerxhiev dhe theksoi se gjithnjë e më shumë të huaj përfshihen në trafikun e emigrantëve për pagesë. Ai i bëri thirrje parlamentit të ri të miratojë ndryshime në Kodin Penal për të penguar migrimin e paligjshëm.
Demerxhiev tha se negociatat për sigurimin teknik të 110 km nga kufiri janë duke vazhduar dhe tashmë janë ndarë 141 milionë euro nga BE-ja për këtë.Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..