Natën e 15-16 marsit 2023, persona të panjohur hynë në objektin e Qendrës Kulturore dhe Informative të Bullgarisë në Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut, duke shkaktuar dëme materiale në qendër, e cila u hap më 25 nëntor 2022. Pavarësisht nga motivi i autorëve, krimi është sulm kundër vetë shtetit bullgar, në personin e një institucioni shtetëror, bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë. Nga atje kujtojnë se me marrëveshjen dypalëshe për hapjen e qendrave kulturore dhe informative nga viti 2003, të dy vendet kanë marrë përsipër të garantojnë funksionimin normal të qendrave kulturore dhe informative në dy kryeqytetet. Pala bullgare pret nga Republika e Maqedonisë së Veriut që autorët e krimit të identifikohen dhe të dënohen sipas ligjit.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..