Autoritetet shëndetësore regjistruan një rritje drastike të rasteve të skarlatinës në vendin tonë. Shkaktohet nga një infeksion bakterial dhe më së shumti prek fëmijët nga 2 deri në 9 vjeç. Që nga fillimi i vitit, numri i të sëmurëve nga skarlatina arriti 3100 në krahasim me 46 raste në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. “Angjina streptokoksike njihet nga bajamet e fryra, karakteristike për angjinën. Nëse infeksioni kapet vonë, fëmija mund të zhvillojë formën e tij më specifike, të njohur si skarlatina”, shpjegon mjekja pediatre Dr. Borjana Georgieva. Ndër arsyet e shtimit të rasteve të sëmundjes, përmendet heqja e kufizimeve për koronavirusin.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..