Sot do të prezantohet platforma për monitorimin e çmimeve në zinxhirët e shitjeve me pakicë e zhvilluar nga qeveria e përkohshme, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit dhe komunikacioneve Hristo Aleksiev. Ai shpjegoi se zinxhirët e shitjes me pakicë priren të publikojnë çmimet e tyre, gjë që do të çojë në transparencë më të madhe.
Është planifikuar që në platformën informative të shpallet vlera e rreth 50 produkteve. “Kërkesa jonë është që zinxhirët të publikojnë çmimet e tyre më të ulëta, jo ato që janë në promocion”, tha ministri.
Nëse konstatohet një mospërputhje midis informacionit të paraqitur nga tregtari dhe çmimit të artikullit të dhënë në sportelin e dyqanit, do të ketë sanksione.Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..