Shoqata e Prokurorëve u dërgoi letra institucioneve në SHBA dhe BE. Ata “dënojnë rreptësishtë presionin e paligjshëm të ushtruar mbi magjistratët bullgarë”. Një letër e ngjashme u dërgua pak ditë më parë nga Dhoma e Hetuesve.
Shoqata thekson se arsyeja e letrave janë tentativat për diskreditimin e organeve të drejtësisë dhe magjistratëve të veçantë, përfshirë kryeprokurorin, nga grupe kriminale, politikanë, të pandehur dhe persona të akuzuar, disa prej të cilëve fshihen nga drejtësia bullgare në vendet e huaja. Prokurorët deklarojnë se nuk mund të qëndrojnë të paangazhuar kur për më shumë se 2 vjet në Bullgari “jemi dëshmitarë të orvatjeve të vazhdueshme për ndërhyrje të drejtpërdrejtë të pushtetit ekzekutiv në punën e gjyqësorit”, thuhet në dokument.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..