Më 20 prill fillojnë ekspozitat për kandidatë studentët nga komunitetet bullgare jashtë vendit. Orari i mbajtjes së tyre u publikua në faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Takimi i parë online është për kandidatët nga Ukraina. Ora e fillimit është 15:00 me orën lokale në platformën "teams ". Takimi në Moldavi u caktua për 21 Prillin - sërish online.
Në forumet, të cilat do të mbahen online ose personalisht, ekspertët e ministrisë do të shpjegojnë mundësitë për aplikim në institucionet e arsimit të lartë bullgar për ata që jetojnë në Ukrainë, Moldavi, Shqipëri, Kosovë, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut.
Një nga qëllimet kryesore të fushatës informative është promovimi i arsimit të lartë bullgar në mesin e shtetasve të huaj që janë me kombësi bullgare dhe banojnë përgjithmonë në territorin e një vendi tjetër.
Forumet organizohen për aplikantët në bazë të dy dekreteve të Këshillit të Ministrave - për aktivitete arsimore mes bullgarëve jashtë vendit dhe për pranimin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut si studentë në universitetet shtetërore të Bullgarisë.
Orarin e plotë të takimeve mund ta shihni në: https://www.mon.bg/bg/news/5277
Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e tij do të rrjedhin fjalë inkurajimi – që njerëzit, me sy të etur për dije të reja, të zhyten në..
Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..
Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..