Gjykata e Qarkut të Moskës arrestoi në mungesë gazetarin bullgar të faqes “Belingkat” Hristo Grozev në një padi për organizimin e kalimit të paligjshëm të kufirit dhe largimin nga Rusia të redaktorit të botimit “The Insajder” Roman Dobrohotov, i njohur nga autoritetet ruse si “agjent i huaj”, transmeton TASS. Gjykata urdhëroi që Grozevit t’i caktohet paraburgimi për një periudhë prej dy muajsh, duke filluar nga momenti i ekstradimit të tij në Rusi, përkatësisht nga momenti i hyrjes së tij në territorin e Federatës Ruse dhe dorëzimit të tij tek autoritetet ruse, ose nga momenti i ndalimit të tij në territorin e Rusisë.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..