Deputetët në parlament nderuan me deklarata Ditën Ndërkombëtare në Kujtim të Viktimave të Gjenocidit Armen. 24 prilli është shpallur Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit me Popullin Armen nga Parlamenti Evropian që në vitin 1987, tha kreu i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov. Ai kujtoi se parlamenti bullgar miratoi një deklaratë në vitin 2015, e cila caktoi 24 prillin si ditë përkujtimore të viktimave, por nuk përdorte fjalën "gjenocid", por "shfarosje masive".
Ilina Mutafçieva nga "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" theksoi se 24 prilli është një datë për përkujtimin e 1.5 milionë armenëve që humbën jetën.
Lideri i DPS-së, Mustafa Karadajë theksoi se “të gjithë ne si njerëz duhet të tregojmë dhembshurinë dhe simpatinë ndaj viktimave në çdo moment, por në të njëjtën kohë duhet të dallojmë qartë veten si politikanë nga një qasje selektive ndaj ngjarjeve historike, si dhe nga tema që mund të vizatojnë vija të reja ndarëse'.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..