Në Maqedoninë e Veriut ka 3500 bullgarë, tha ministri i jashtëm maqedonas Bujar Osmani në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian. Shifra u kundërshtua nga eurodeputetët bullgarë. Ata ngritën çështjen e keqtrajtimit të bullgarëve maqedonas në ish-republikën jugosllave.
"Ne e dimë se edhe sot mbi 120 000 qytetarë maqedonas kanë nënshtetësi bullgare bazuar në origjinën e tyre etnike bullgare," tha Andrej Kovaçev. Ai i quajti “të paprecedentë” akuzat e prokurorisë së Maqedonisë së Veriut ndaj kryetarëve të klubeve bullgare në Ohër dhe Manastir, se ato nxisin urrejtje. Qëllimi ynë kryesor është tejkalimi i të gjitha këtyre problemeve që vijnë nga e kaluara dhe anëtarësimi i shpejtë i Maqedonisë së Veriut në BE, theksoi Kovaçev.
Osmani siguroi se bullgarët do të përfshihen në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, njoftoi korrespondentja e BNR Angelina Piskova nga Brukseli.Në Shkup po dëgjoj gjithnjë e më shumë shqetësime se marrëdhëniet me Bullgarinë po përdoren si një justifikim i përshtatshëm për mungesën e vullnetit ose aftësisë për të ndërmarrë reformat e nevojshme. Nuk dua ta besoj këtë, deklaroi ambasadori bullgar..
Kryetarja e Asamblesë Kombëtare nuk ka të drejtë të shprehet e vetme për një referendum kombëtar. Kjo u bë e qartë nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me refuzimin e ish-Kryetares së Parlamentit Natalija Kisellova për të paraqitur për..
Italia heton pretendimet për "gjueti njerëzish" në Sarajevë në vitet 1990 Prokuroria në Milano ka nisur një hetim mbi të dhëna tronditëse për ‘safari snajperësh’ të organizuara në Bosnjë gjatë luftës në fillim të viteve ’90. Thuhet..