Hotelierët që strehuan refugjatë ukrainas në bazat e tyre raportojnë pagesa të vonuara. Disa prej tyre kanë marrë kredi për të vazhduar aktivitetin e tyre. "Nuk kemi marrë pagesë për ushqimin që nga vera. Duhet të marrim rreth 100 000 leva (rreth 50 000 euro). Pagesa e fundit që morëm për refugjatët ishte për muajin dhjetor," tha një hoteliere para Maja Shtërbanovës nga BNR Varna. Hotelierët theksojnë se në hotele kanë mbetur njerëzit, të cilët nuk kanë mundësi të tjera, shtëpitë e të cilëve janë të shkatërruara dhe nuk mund të paguajnë strehimin. Pronarët e hoteleve kërkojnë që të paguhen paratë për të vazhduar dhënien e ndihmës humanitare për refugjatët.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..