Jo shumë larg Sofjes, Kopshti Përrallor i Elin Pelin mirëpret edhe një herë Festivalin i Pavarur i të Shkëmbimit të Lirë të Farërave, Rasatit dhe Fidanëve. Vullnetarët nga “Ekipi i Gjelbër i Bullgarisë” gjatë fundjavave kanë ftuar të gjithë ata që kultivojnë ose duan të kultivojnë fruta dhe perime bullgare në kopshtet e tyre, të shkëmbejnë farat dhe fidanët dhe të fitojnë përvojë të vlefshme në kopshtari. Organizatorët do të paraqesin edhe idetë e tyre për krijimin e një rrjeti të të ashtuquajturve "Ruajtës të farave" për të ruajtur farat e të gjitha perimeve dhe frutave të vlefshme në rajonin bullgar, pa financim, sponsorë dhe para.

Misioni kryesor i ruajtësve është të mbjellin, rritin, ruajnë, paketojnë dhe më në fund ndajnë të gjitha këto fara të çmuara dhe të frymëzojnë njerëzit që të fillojnë t'i rritin ato vetë. Kështu, të gjithë së bashku për të ringjallur varietetet e vjetra bullgare me fara të pastra, pa OMGJ dhe bashkë me to të krijojmë dhe mbajmë një Bankë të Pavarur për Farat. Gjatë festivalit do të ketë edhe një “Shkollë Përrallore” për fëmijë me një punishte magjike për mbjelljen e farave.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: Facebook / seedsfestivalbg
Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..
Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..
"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..