Magjistratët - gjyqtarë, prokurorë dhe hetues, si dhe punonjës të drejtësisë dolën para gjykatës në Sofje në mbështetje të prokurorit të përgjithëshëm Ivan Geshev, ndaj të cilit kishte tentativë më 1 maj. Para të gjitha dhomave të gjykatave në vend pati demonstrata mbështetjeje. Protestojmë kundër shembjes së shtetësisë, të cilën e kemi dëshmitar në dy vitet e fundit, tha për gazetarët zëvendësdrejtori i Hetimit Kombëtar Jasen Todorov. “Në praktikë, gjyqësori dhe prokuroria mbetën ishujt e fundit të këtij shteti”, shtoi ai. Qëndrimin e tij e shprehu edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor. Kryetarët e Kolegjit Gjyqësor dhe të Prokurorisë në këshill deklaruan mbështetjen e tyre për prokurorin e përgjithshëm.
“Falënderoj kryeprokurorët e të gjitha vendeve që e mbështetën prokurorinë bullgare. Admirime për të gjithë kolegët, magjistratët nga i gjithë vendi, që sot treguan unitet dhe mbrojtën pavarësinë e gjyqësorit!” Kështu ka shkruar në Twitter Prokurori i Përgjithshëm Ivan Geshev një ditë pas tentativës ndaj tij.
“Dialogu midis punëdhënësve dhe sindikatave është rivendosur. Takimet do të fillojnë nesër, më 28 nëntor, në Ministrinë e Financave, ku do të sqarohen të gjitha detajet. Shteti qëndron pas çdo qytetari bullgar.” Kjo u shkrua nga kreu i GERB-it, Bojko..
Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke përfshirë emërimin e një nëpunësi të integritetit. Masa u rekomandua nga Organizata për Bashkëpunim..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se "Këshilli për Menaxhim të Përbashkët" i formacioneve qeveritare, kryeministri dhe ministri i financave..