Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

300 të sapoinfektuar me koronavirus, tetë persona kanë vdekur

Foto: arkiv

Tetë persona kanë vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Portali i Unifikuar i Informacionit. Janë konstatuar 300 raste të reja nga 3772 analiza të kryera. 7.9% e mostrave kanë rezultuar pozitive. 66% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. Më së shumti raste të reja ka në Sofje - 58, në Plovdiv - 35, dhe në Kjustendill - 21. Janë 330 pacientë në spital - 34 prej tyre në reparte të kujdesit intensiv. 77.5% e 89 të sapo pranuarve nuk janë të vaksinuar. 317 persona janë shëruar. Rastet aktive numërojnë 2953. Dje janë dhënë 88 doza vaksina kundër koronavirusit. Janë 2 077 458 persona me imunizimin e përfunduar.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Sheshin Qendror të Plovdivit do të hapet një qytet i Krishtlindjeve

Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..

botuar më 25-11-27 5.40.PD

Parashikimi i motit për 27 nëntorin 2025

Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..

botuar më 25-11-26 7.35.MD
Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Moldavi / Facebook

Rajoni i Taraklia-s do të ruajë autonominë e tij

Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..

botuar më 25-11-26 5.52.MD