Në fund të javës së ardhshme priten ditët e shërbimeve konsullore gjatë të cilave bashkatdhetarët tanë që jetojnë në ishullin e Kretës kanë mundësinë të rinovojnë dokumentet e tyre personale ose të kërkojnë ndihmë nga autoritetet bullgare për zgjidhjen e një problemi të caktuar. Iniciativa mbahet për herë të 13-të dhe është një nga qëllimet për të cilat punon Shoqata e Bullgarëve në ishullin e Kretës. Sipas organizatës atje jetojnë mbi 15 mijë bullgarë. Nga 5 deri në 10 mijë janë edhe punëtorë sezonalë, të cilët sigurojnë jetesën kryesisht duke mbledhur ullinj, rrush, portokall dhe duke punuar në serra, si dhe nëpër hotele.
Zyra konsullore do të punojë çdo ditë nga data 12 deri në 14 maj me 1 orë pushim dreke në adresën e qytetit të Iraklios, rruga Sofokli Venizelou 43, (Tregu i vjetër i perimeve)
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov në Ditën e Iluministëve të Popullit më 1 nëntor. Të dy kanë ndihmuar bullgarë të..
Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70 vjeç do të jetë 15.34 euro (30 leva), sipas një Dekreti të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e..
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion celular për besimtarët. Në versionin e parë, aplikacioni përfshin seksione kryesore si: “Bibla –..