Për shkak të dëmtimit të prestigjit të organeve të drejtësisë do të bëhet kërkesë për lirim të prokurorit të përgjithshëm Ivan Geshev. Kjo do të jetë gjëja e parë që do të bëjë ministri i drejtësisë në qeverinë time, deklaroi Maria Gabriel në parlament dhe prezantoi prioritetet e saj si kandidate për kryeministre të GERB-it.
“Në radhë të parë një qeveri punuese dhe normalizim i punës së institucioneve. Së dyti stabilizimi i financave publike dhe miratimi i një buxheti. Së treti, reforma në drejtësi, miratimi i ligjeve bazë – mekanizëm për hetimin e kryeprokurorit, reforma në komisionin antimafia”, theksoi Gabriel, duke shtuar se duhet të vazhdohet edhe me reformat kushtetuese. Gabriel theksoi se prioritete do të jenë edhe frenimi i inflacionit dhe rritjes së çmimeve, pranimi i Bullgarisë në Eurozonë dhe tejkalimi i vonesës dyvjeçare në programet operative të BE-së.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..