Pas 28 vitesh në skenën muzikore dhe më se 10 albumesh me Mary Boys Band, Maria Mutafçieva prezanton albumin e saj të parë solo, me titull “Vazhdo të ëndërrosh”.
“Këtë album e krijova në vite të rëndësishme për mua. Në të të fundit shënova përvjetorin tim të 30-të në skenën muzikore – thotë Meri dhe shton: – Secila këngë më paraqet të tillë siç isha në vitin kur e prezantova për herë të parë para publikut. Çdo këngë e imja e realizuar ndër vite mund t’i jepte një emir albumit tim, por unë zgjodha ta quaj “Vazhdo të ëndërrosh” " sepse besoj se njerëzit sot kanë nevojë pikërisht për një mesazh të tillë.”
Në prezantimin e albumit të ri, më 13 maj, në skenë pranë këngëtares Maria Mutafçieva do të jenë djemtë nga Mary Boys Band, vajza e saj RIA, interpretuesi dhe autor i ri Aleksandër Georgiev - A.L.E.K.S. dhe tenori Mario Nikollov. Publiku do të dëgjojë disa prej këngëve të albumit të ri, si dhe hite të dashura nga repertori i Mary Boys Band. Dhe tani – “Vazhdo të ëndërrosh”!
E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..
Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR